Aktualitet11 Dhjetor 2023, 22:46

"Në tetë orë fjalime, nuk pati as tetë sekonda kritikë"/ Andi Tela për Kongresin e PS: Dëgjuam vetëm histori suksesi

Shkruar nga Pamfleti

"Në tetë orë fjalime, nuk pati as tetë sekonda

Gazetari Andi Tela ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për Kongresin që mbajti Partia Socialiste në 8 dhjetor. 

Tela tha se në Kongres pati vetëm histori suksesi nga ministrat që parakalonin në foltore, ndërkohë që në tetë orë fjalimi, nuk kishte as tetë sekonda kritika, përveç kryeministrit që bën ndonjëherë auto-kritikë dhe kjo gjë i lejohet. 

"Kongresi që duhet të ishte mbajtur në shtator, u shty dhe u mbajt në 8 dhjetor. Kush e ndjek, konstaton se ishin mbi tetë orë fjalime të disa paneleve dhe të kryeministrit, por nuk arrin të gjesh as tetë sekonda kritikë, për jetën e partisë dhe për mënyrën se si po menaxhohet vendi.

Duke eleminuar fjalimin e kryeministrit, që thotë ato që mendon se janë të mira, por ka edhe të drejtën të kritikojë. PS poshtë nuk ngriti zërin për të kritikuar. Të krijohej ideja, që atë që nuk patën mundësi ta thonë gjatë dy javëve që do të diskutohej buxheti, për shkak të ngjarjeve nër Parlament, e recituan në sallën e Kongresit.

Të gjithë ministrat folën për histori suksesi, se si janë shumë mirë dhe do ta vazhdojnë edhe në 2023.

Jetën partiake të mbyllur, këtë rast kishin mundësi ta përcillnin mesazhin te publiku", tha Tela.