TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2025, 18:47

“Nëse Rama largohet jashtë vendit, kush do të mbledhë qeverinë?”, zbardhen qëndrimet e Ballukut gjatë seancës në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse Rama largohet jashtë vendit, kush do të mbledhë

GJKKO ka lënë në fuqi masën pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për zv.kryeministren Belinda Ballukun, në një seancë që zgjati më shumë se 3 orë e gjysmë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se gjatë seancës, në një moment Balluku është shprehur se pezullimi i saj krijon vakum në qeverisje, duke pyetur: “Nëse Edi Rama largohet jashtë vendit, kush do të thërrasë mbledhjen e qeverisë?”. 

Po ashtu, Balluku ka kundërshtuar edhe masat për dy vartësit e saj, duke argumentuar se Elezi duhet të jetë aktiv për shkak të situatës së vështirë hidrike në KESH, ndërsa Gjyli, sipas saj, duhet të jetë në terren për menaxhimin e problemeve të shkaktuara nga moti i keq dhe gjendja e rrugëve.

“Ne, si qeveri, e kemi dërguar këtë çështje për shqyrtim, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju”, mësohet të jetë shprehur Balluku, sipas gazetares.

3 Komente

  1. A
    Angjelin Tuci.

    Shteti shqiptare eshte mjaftueshem i forte dhe i konsoliduar per ti dhene zgjidhjet e duhura çdo lloje krize apo situate qe paraqitet .Kjo eshte forca e PS dhe e Edi Rames.

    1. J
      Jashari

      Ne. Rast. Se. Rama. Largohet. Ishalla. Nuk. Kthehet. Ma

      1. P
        Populli flet

        Masa nda ballukut e pa drejt.Kryeministri sduhet ta lejoj.Po shkelen kopetencat . KJO ESHTE marzi..Cfar thote Berisha fute kete apo ate ne burg dhe gjykata apo spaku veprojn me nje here.Nuk eshte drejtesia qe po kerkojm .Flm

        Lini një Përgjigje