Ky do të jetë konfrontimi i findit para Kuvendit që më pas fillon pushimet e verës.
Seanca e fundit e Kuvendit do të mbyllet me një tjetër protestë të hënën, më 27 korrik, përpara Parlamentit. Organizatorët kanë bërë thirrje për tubim nesër në orën 8:30, për të shprehur pakënaqësinë ndaj Kuvendit dhe klasës politike, duke e cilësuar institucionin si të shkëputur nga interesat e qytetarëve.
Ashtu si në protestën e 23 korrikut, edhe këtë herë pritet që e gjithë zona përreth Parlamentit të jetë një shtetrrethim i vërtetë nga forca të shumta policore, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, barriera metalike, autobotat me ujë, me synimin për të penguar çdo tentativë për depërtim të protestuesve drejt godinës së Kuvendit.
Ky do të jetë konfrontimi i findit para kuvendit që më pas fillon pushimet e verës.
Çfarë ndodhi me 23 Korrik?
Protesta e fundit e 23 Korrikut pati përplasje të forta para Kuvendit.
Që në orët e para të mëngjesit ishin marrë masat nga uniformat blu për protestën që ishte paralajmëruar para godinës së seancave plenare. Kordoni i sigurisë, ndryshe nga herët e tjera, ishte vendosur disa qindra metra larg hyrjeve të Kuvendit, për t’i mbajtur sa më larg protestuesit.
Tensioni u intensifikua dhe të bllokuar në hyrjen kryesore të qendrën tregtare Toptani, protestuesit filluan përplasjet me uniformat. Ata arritën të heqin një pjesë të gardhit metalik.
Që në orën 9:15 u lëndua, kur duhej edhe një orë nga nisja e seancës plenare, u lëndua efektivi i parë.
Ndërkohë deputetët filluan hyrjen në Kuvend, të cilën këtë herë e kishin më të thjeshtë prej perimetrit të zgjeruar. Pjesa më e madhe u futën nga hyrja anësore nga pedonalja, të bezdisur vetëm nga thirrjet e protestuesve ‘nuk na përfaqësoni’ apo ‘deputetë frikacakë’.
Makina e një deputeti u godit me vezë dhe kjo nxiti ndërhyrjen e policisë.Gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës, forcat e rendit përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa më pas kryen shoqërimin e disa pjesëmarrësve në komisariat.
Bilanci paraprak i përplasjeve tregon se 17 persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, mes të lënduarve janë gjashtë punonjës policie dhe 11 protestues.
Të plagosurit u trajtuan në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe në Spitalin e Traumës. Autoritetet kanë bërë të ditur se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë gjithë ditës 23 protestues u shoqëruan nga policia, shumica e të cilëve u dërguan në komisariatin nr1.
Sa me shume veze dhe peshtyma. Tu japim Sara Mileve , Zengjineve , uluziveve, kokecepshave , lubive dhe kryenarkos ate qe meritojne. Hajnat kane fatin e tyre. Na e shpifen qelbesirat. Llumi kesaj shoqerie.