TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2026, 21:16

Nga konfiskimi i pasurive të zyrtarëve te qeveria teknike, diaspora shpalos 6 kërkesat në protestë!

Shkruar nga Pamfleti
Nga konfiskimi i pasurive të zyrtarëve te qeveria teknike, diaspora
Banderola gjigante në protestë

Një nga momentet më të spikatura të protestës së 14-të radhazi para Kryeministrisë ishte shpalosja e një banderole gjigante nga protestues të ardhur nga diaspora shqiptare, ku u paraqitën gjashtë kërkesa kryesore drejtuar qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe një protestues i ardhur nga Italia, i cili shprehu mbështetjen e tij për atë që e cilësoi si revoltë qytetare dhe prezantoi publikisht kërkesat e diasporës shqiptare.

Në banderolën e vendosur përballë Kryeministrisë ishin renditur gjashtë pika kryesore:

-dorëheqja e menjëhershme e qeverisë,

-burg dhe konfiskim pasurish për zyrtarët përgjegjës,

-ndryshimi i Kodit Zgjedhor,

-krijimi i një qeverie teknike,

-fillimi i një procesi të ri demokratik

-monitorim e auditit ndërkombëtar.

Banderola tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe kalimtarëve, ndërsa pamjet e saj u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale gjatë zhvillimit të tubimit.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi nga diaspora ndaloi edhe te roli i artistëve, duke i kritikuar ata për mungesën e mbështetjes ndaj protestës. Ai deklaroi se qytetarët i kanë mbështetur artistët ndër vite përmes koncerteve dhe aktiviteteve të tyre, ndërsa i akuzoi se po qëndrojnë larg reagimit publik në një moment që, sipas tij, kërkon angazhim qytetar.

Shpalosja e platformës së diasporës u shoqërua me duartrokitje dhe thirrje nga pjesëmarrësit, ndërsa organizatorët e konsideruan atë një përmbledhje të kërkesave kryesore që po artikulohen prej javësh në protestat e zhvilluara në Tiranë.

banderola gjigante në protestë diaspora

Lini një Përgjigje