TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2025, 11:34

Nga lavazhet te depozitat mbi pallate, Rama paralajmëron masat kundër abuzuesve të ujit

Shkruar nga Pamfleti

Nga lavazhet te depozitat mbi pallate, Rama paralajmëron masat kundër

Ndërsa prezantoi krijimin e operatorit kombëtar të ujit, Kryeministri Edi Rama njoftoi edhe planin e masave që do të ndërmerren nga Qeveria, ku përfshihet edhe heqja e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve.

“Decentrazimi nuk është fragmentin dhe shkatërrim, por përgjegjshmëri dhe shërbim. Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet është diçka tjetër sepse kur hyn në sistem kthehet nga një prodhim i natyrës në një prodhim të njeriut. Është një mall që grubullohet, shitet dhe blihet, mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar.

Për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës. Faza e parë, janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se çfarë do të bëjmë nga prodhimi, tek shpërndarja dhe furnizimi njëlloj si me energjinë.

Nga ana tjetër siç kemi bërë me enegjinë do të ndërhyjmë me plan masash për të ndaluar abuzimet”, tha Rama.

Në vijim ai theksoi se nuk janë qytetarët që abuzojnë, ka abuzues për qëllime fitime, abuzues lavazhezh nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet në rrugët kombëtare, abuzues me lidhje të paligjshme nën tokë të cilat do të jenë target e planit të masave.

Koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katastrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.

Lini një Përgjigje