TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2023, 20:52

Nga lehtësirat për gjobat, te shtyrja e afatit për rinovimin e patentës, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Rrugor

Shkruar nga Pamfleti

Nga lehtësirat për gjobat, te shtyrja e afatit për rinovimin e

Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Kodin Rrugor me 101 vota pro, 1 abstenim dhe 6 kundër.

Një nga ndryshimet në Kodin Rrugor është rritja e afatit të rinovimit të patentës, i cili bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht.

Kodi i ri parashikon heqjen e postblloqeve në rrugët interubane dhe kryerjen e ndalimeve të mjeteve nga ana e policisë rrugore në pika kontrolli me kushte të larta sigurie. Po ashtu detyron bashkitë të sigurojnë pa pagesë 50 % të parkingjeve. Kodi i ri Rrugor parashikon përgjysmimin e gjobave në rast të kryerjes së pagesës brenda 15 ditësh.

Kuvendi miratoi me 101 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për krijimin e taskforcave të përbashkëta në fushën e sigurisë”.

Me 103 vota pro u miratua edhe projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për delegimin e shërbimeve të trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit”.

Në seancën e sotme plenare u miratua gjithashtu me 99 vota pro edhe projektligji “Për bletarinë”.

Ndërkohë me 92 vota pro Kuvendi zgjodhi Idlir Gjatën si anëtar të Bordit të Mbikëqyrjes Financiare, ndërsa për caktimin e deputetit Petrit Doda si anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave votuan pro 105 deputetë.

Me 110 vota pro Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në ligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

kodi rrugor parlamenti policia

Lini një Përgjigje