Aktualitet16 Mars 2023, 16:20

Skandali “McGonigal”, ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Si ndërhyri në mes të Arbitrazhit për fushat e naftës dhe loja me rusët

Shkruar nga Pamfleti

Skandali “McGonigal”, ish-kreu i Dhomës Amerikane të

Dalin në pah të tjera dëshmi tronditëse sa i takon skandalit “McGonigal”.

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford ka dhënë një intervistë të fortë në mediat amerikane duke treguar dhe kontaktet me ish-agjentin e FBI.

I ftuar në emisionin e Zev Shalev ishte Mark Crawford, ka treguar se si fushat e naftës iu hoqën kompanive amerikane për të kaluar në duart e rusëve të Gazprom.

“Përpjekjet për të hequr fushat e naftës nga biznesmenët e Amerikës së Veriut nisën që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizohen në vitin 2017. Në janar 2017 nisën të shtetëzojnë fushat e naftës. Qëllimi ishte që ato të kalonin në duart e dy kompanive austriake, të cilat shërbejnë si mbulim për Gazprom. Dy kompanitë në fjalë janë Jurimex dhe Nis, të prezantuara si kompani austriako-serbe”, tha ai.

Crawford thekson se ata e dinin se këto ishin kompani të Gazprom, por situata u bë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur “Transoil” dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

“Në letrën e Shefqet Dizdarit, i cili i shkruan kompanisë Gazprom, thuhet: Hej djema, ju rusët po tentoni të merrni fushat përmes lidhjeve tuaja në Austri. Pse po e bëni këtë, kur ne jemi përfaqësuesit tuaj këtu. Pse përdorni të tjerët, kur ne jemi përfaqësuesit zyrtarë të Gazprom. Ky është Dizdari që më vonë del si partner me McGonigal, Rossini-n dhe Personin A, Agron Neza. McGonigal u shfaq pikërisht në kohën kur ishim në mesin e arbitrazhit. Pyetja që lind është se pse rusët janë të interesuar për këto fusha nafte të vogla në Shqipëri dhe pse janë të interesuar ata të komprometojnë zyrtarët amerikanë për të hyrë në Shqipëri?” tha ai.

I pyetur se përse në padinë e publikuar ndaj McGonigal, thuhet se ai e paralajmëroi Ramën që të mos i japë fushat e naftës për rusët, Craëford ironizoi duke thënë: “Ai i tha ‘mos puno me ata rusët e tjerë’”.

mcgonigal crawford fbi