Aktualitet18 Maj 2024, 21:55

Nga lidhja e Martinajt me Ndokën te eliminimi i Dukës dhe Bamit, gazetarja: Aleancat dhe armiqësitë e grupeve kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Nga lidhja e Martinajt me Ndokën te eliminimi i Dukës dhe Bamit,

Gazetarja Gildona Daci ka folur në lidhje me aksionin e SPAK ku u goditën 7 banda, teksa zbuloi dhe aleancat mes grupeve kriminale për të eliminuar njëri-tjetrin.

Ajo tha se grupi i Ervis Martinajt, bashkëpunoi me grupin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka për të goditur kundërshtarët e tyre respektivisht Leonard Duka dhe Durim Bami.

Duka ishte armiku i Martinaj pas konflikteve për lojërat e fatit, ndërkohë që Ndoka dyshonte se Durim Bami ka marrë pjesë në eliminimin e të vëllait, ndaj sipas gazetares ai kërkonte ta eliminonte.

“Ajo që bie në sy është bashkëpunimi i ish-grupit të Ervis Martinaj dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka. Bashkëpunimi u bë për të goditur rivalët. Por kush janë rivalët? Durim Bami dhe Leonard Duka. Leonard Duka dhe Ervis Martinaj kanë qenë miq shumë të ngushtë, u përplasën për çështjen e lojërave të fatit duke u kthyer në armiq të përbetuar. Kjo luftë bëri që të vriteshin të gjithë miqtë e Ervis Martinaj dhe të zhdukej pa lënë gjurmë ky i fundit, ku nuk kemi një njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur me të. Në një moment aleancës Martinaj, Ndoka i bashkohet dhe Emiljano Shullazi dhe Avdylajt e Shijakut. Nga ana tjetër kemi aleancën e Leonard Dukës, Fatmir Hysenit dhe Durim Bamit. Kjo aleancë e grupeve kriminale u bë për të kryer eliminimin e njëri-tjetrit. Arben Ndoka ishte i interesuar të eiminonte Durim Bamin, pasi jo zyrtarisht ai ka qenë i përfolur për vrasjen e vëllait të tij. Nga ana tjetër kemi përplasjen mes Durim Bamit dhe Mariklen Hakës, ku pasi kanë bashkëpunuar tani janë prishur me njëri tjerin”, tha gazetarja.

 

martinaj ndoka duka bami gazetarja