
Në pjesën e dytë, 'Të Pashoq' kaloi në 'skaner' protestën e opozitës, të ashtuquajtur mosbindje civile, me te ftuar gazetarin Denis Dyrnjaja.
Ky i fundit u ndal te makina luksoze e Flamur Nokës. Sipas gazetarit, vihet re se shumë njerëz në opozitë jetojnë në luks njësoj si me ata që janë sot në pushtet.
“Flamur Noka shkon me një “Range Rover” që bën mbi 100 mijë euro te protestuesit e tu që janë hallexhi, janë pa punë. Nuk e dimë nëse mbyllin dot ditën. Atë e dinës se si e vënë kokën në jastëk dhe ti i shkon me makinë luksi. Pa dashjen e tij e ka bërë këtë ekspozim, por është shumë i teprueshëm. Nuk e dimë ku ndahet mazhoranca dhe opozita nga luksi. Të njëjtët njerëz që janë në opozitë, kanë të njëjtin luks si ata në mazhorancë. Edi që do më thonë është relative, por është fakt. Ka njerëz të opozitës që kanë vila te Gjiri i Lalëzit siç kanë atë mazhorancës. Ka shumë që kanë makina luksoze në opozitë. Kjo më lë të kuptoj që këta njerëz kur kanë qenë në pushet kanë përfituar shumë para dhe i gëzojnë edhe sot dhe pas 12 vitesh nuk kanë dhimbje koke. Por populli opozitar përplas kokën pas murit”, tha ai.
Lini një Përgjigje