TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2023, 18:02

Nuk ka amnisti për prokuroren Mariola Mërtiri, Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e kunatës së Mirel Mërtirit

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka amnisti për prokuroren Mariola Mërtiri, Komisioneri Publik

Komisionerja duke u nisur nga rekomandimi i ONM, vë në dukje se prokurorja kishte detyrim deklarimin e kontakteve dhe lidhjeve me personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ka zgjatur vetëm pak gëzimi për prokuroren Mariola Mërtiri, e cila u konfirmua në detyrë gjatë vetingut. Ndonëse kishte shumë probleme në dosjen e saj, KPK e la në detyrë prokuroren. Por kjo gjë nuk u pranua nga ndërkombëtarët, pasi ONM rekomandoi ankimimin e saj në Kolegjin e Apelimit dhe Komisioneri Publik sot ka bërë të njëjtën gjë.

Mariola Mërtiri është kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, i shpallur në kërkim për këtë aferë. Por pavarësisht kësaj, ajo u konfirmuar në detyrë, ndonëse ligji është i qartë për kontaktet me kontigjentët kriminalë.

Komisionerja Publike Irena Nino, deklaron në nakimim se hetimi i Komisionit dhe vlerësimi i fakteve të bëra nga KPK  kishte mangësi dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vendosë shkarkimin e prokurores për shkelje në të tri kriteret e rivlerësimit.

“Ndryshimin e vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra e subjektit të rivlerësimit, zonjës Mariola Mërtiri”, thuhet në kërkesën e paraqitur nga Nino.

Mërtiri u konfirmua me shumicë votash më 21 dhjetor të vitit që shkoi. Relatori i çështjes, Roland Ilia dhe anëtarja Pamela Qirko arritën në konkluzionin se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se Mërtiri kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

Por vëzhguesit ndërkombëtare, gjetjet e të cilëve ishin edhe elementët kyçë në seancën publike që u zhvillua me Mërtirin në dhjetor, kërkuan rihetim të dosjes, duke vënë në dukje mangësi në arsyetimin e shumicës, sidomos sa i përket gjetjeve të përcjella nga vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në kriterin e figurës.

“Duke përfunduar, Komisioneri Publik vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë dhe justifikojë bindshëm burimet e ligjshme të të ardhurave të personave të tjerë të lidhur”, thuhet në ankim.

Po ashtu Komisionerja Publike, gjen me probleme përfitimin nga Mërtiri të një huaje për strehim social, duke vënë në dukje se ajo nuk plotësonte kriteret për të përfituar huanë që po ashtu kishte shërbyer në blerjen e apartamentit. Nino thotë se kredia e përfituar nga prokurorja ishte e destinuar për shtresat në nevojë me të ardhura të pakta dhe se prokurorja nuk binte në atë kategori.

Qëndrim të ngjashëm mban Nino sa i përket rivlerësimit në kriterin e figurës. Komisionerja duke u nisur nga rekomandimi i ONM, vë në dukje se prokurorja kishte detyrim deklarimin e kontakteve dhe lidhjeve me personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve.  Po ashtu fakti që bashkëshorti i saj ka punuar për kompaninë e inceneratorëve dhe fakti që prokurorja dhe bashkëshorti kanë përdorur automjete të personave të tjerë të shpallur në kërkim apo të arrestuar për këtë aferë, është përfshirë në ankim.

mariola mertiri mirel mertiri inceneratoret

Lini një Përgjigje