Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 5015 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 696937 vota ose 52.09 % për qind kundrejt 460949 votave të PD-ASHM, 34.45 për qind.
PSD ka marrë 46039 vota, ose 3.44 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 46956 vota, ose 3.51 për qind dhe Partia Mundësia 39760 vota ose 2.97 për qind.
Ky rezultat është deri në orën 14:10.
Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 82 mandate, Partia Demokratike 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1121 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 47 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 135366 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë partisë Mundësia.
Partisë së Agron Shehajt tashmë i ka mbetur 1 mandat, teksa ka grumbulluar 19096 vota.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.
Lini një Përgjigje