TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 13:42

Spiropali përplaset me Berishën në Kuvend, kreu i PD: ‘Eliza’, pëllumbesha në botën e çudirave

Shkruar nga Pamfleti
Spiropali përplaset me Berishën në Kuvend, kreu i PD:
Berisha-Spiropali

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me replika të forta mes deputetes Elisa Spiropali dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali u ndal te nevoja për reforma dhe ndryshime në jetën politike, duke folur për përmirësimin e funksionimit të institucioneve, reformimin e pushtetit, përfaqësimin politik dhe sistemin zgjedhor.

Në fund të fjalës, ajo iu drejtua Berishës me një sfidë, duke e pyetur nëse ishte i gatshëm të hapte rrugë dhe të "çlironte" opozitën.

“Edhe para protestës, edhe gjatë protestës unë kam folur për reformimin e pushtetit, nevojën për korrigjim, për vetëpastrim, për vetërregullim, për administratën, për nevojën për të kuptuar që ky është moment historik, kam folur për më shumë përfaqësim brenda partive, për ndryshimi të sistemi zgjedhor që ka prodhuar një banalitet sot.

Njerëzit janë të papërfaqësuar dhe janë në rrugë dhe nuk ka as dehje ideologjike dhe as asgjë veçse nevojën e njerëzve për të shpalosur veten. Kam folur për institucione shtetërore që instrumenalizohen kundër njërit dhe tjetrit, me besimin e madh që kemi mundësinë për ta ndryshuar këtë.

Dhe unë po ju bëj pyetje, por ju e keni fuqinë? Po ti Sali e ke fuqinë ta hapësh rrugën dhe ta çlirosh opozitën tënde? Të bëhesh pjesë e një ndryshimi që nuk i takon një partie por të gjithëve. Asnjë nga sulmet e asnjë bedeli politik nuk më ndal dot te kjo, se nuk kam asgjë për të fshehur, asnjë njeri që përdor pushtetin se mendon se mund të dëmtojë politikisht, njerëzisht, familjarisht dikë, nuk do ia dalë sepse do hiqet si apendicit”, tha Spiropali.

Berisha iu përgjigj shkurt deklaratave të Spiropalit, duke zgjedhur një koment ironik.

“Eliza, pëllumbesha në botën e çudirave nuk meriton asnjë përgjigje, kjo është replika që kam”, ishte përgjigjja e Berishës.

 

Lini një Përgjigje