TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 13:41

Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin
Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm

Protestuesit kanë vijuar aksionin e tyre për të qëlluar me vezë ndaj deputetëve të PS dhe ministrave të qeverisë Rama.

Shënjestra e radhës ka qenë ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ky i fundit ishte duar ardhur drejt ministrisë së Brendshme, ndërkohë që disa aktivistë e kanë goditur nga distanca me vezë.

Tensionet nuk mbetën vetëm përpara Kuvendit.

Protestuesit u përpoqën të bllokonin qarkullimin në bulevardin “Zhan d’Ark” dhe në “Rrugën e Elbasanit”, duke nxjerrë në rrugë kosha mbeturinash, duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të fiknin makinat dhe t’u bashkoheshin protestës. 

Pas denoncimit për disa protestues me plagë në lëkurë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi në Kuvend se Policia e Shtetit përdori lëndë irrituese të certifikuara, konkretisht sistemet RSG8 TW1000 Professional dhe VESK RSG 8000 Special, të cilat sipas tij përdoren edhe nga forcat policore në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara. 

Pamjet e mëposhtme tregojnë dinamikën e asaj që ndodhi sot përpara Parlamentit, nga momentet e para të protestës deri te përplasjet mes protestuesve dhe policisë, ndërhyrja e forcave të rendit dhe transportimi i të lënduarve nga ekipet e emergjencës.

protestuesit godasin me vezë ministrin e brendshëm

Lini një Përgjigje