
Në Bashkinë e Pustecit ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë mësohet se është numëruar kutia e parë duke nxjerrë kështu dhe rezultatet e para.
Mësohet se nga kutitë e para të numëruara rezulton se Partia Socialiste ka marrë 414 vota, ndërsa Partia Demokratike 205 vota.
Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë marrë secila nga një votë, ndërsa partia Mundësia e Agron Shehajt ka siguruar 3 vota. Në Kallamas, PS ka marrë 134 vota, ndërsa PD 35.
Ndërkohë mësohet se numërimi në këtë zonë po vijon me ritme të shpejta dhe brenda pak kohësh do të kemi një panoramë të plotë mbi ndarjen e votës këtë Bashki.
Lini një Përgjigje