TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 19:07

Votimi nga diaspora, mbërrin ngarkesa e fundit me votat e emigrantëve

Shkruar nga Pamfleti

Votimi nga diaspora, mbërrin ngarkesa e fundit me votat e emigrantëve

Pak minuta para orës 19:00 që do të shënojë dhe mbylljen e procesit të votimi, ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës.

Mësohet se ngarkesa e avionit të fundit me votat e diasporës tashmë ndodhet në ambientet e Parkut Olimpik. Janë 100 zarfet e fundit dhe kemi 191,837 vota të ardhura nga Diaspora, ku 52,938 vota janë të Greqisë, mbi 72 mijë janë të Italisë. 

Numërimi i votave të diasporës do të nisë në momentin që do të nisë numërimi në qarkun përkatës, qark të cilit i përkasin këto fletë votimi.

Lini një Përgjigje