Prokurori Olsi Dado e ka ndaluar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të zhvillojë takime me të afërmit dhe miqtë në burg.
Një vendim i cili hedh hije të tjera dyshimi mbi faktin çështjen e Veliajt, duke përforcuar atë që thotë kryebashkiaku: se arrestimi i tij është bërë për arsye politike dhe se po trajtohet në mënyrë të pabarabartë.
Mësohet se prokurori Olsi Dado ka refuzuar të gjitha kërkesat për takime që kanë ardhur nga të afërmit dhe miqtë e kryebashkiakut për ta takuar këtë të fundit në vendin ku ai qëndron i ndaluar, në një kohë që ndaj tij ende s’ka akuzë.
Është e paqartë se kush është arsyetimi i përdorur nga prokurori Dado, por në raste të ngjashme, si ai për Ilir Metën apo Fredi Belerin, është vepruar ndryshe, duke i lejuar menjëherë vizitorët.
Dje gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Veliaj tha se prokurori Ols Dado e ka kyçur brenda për t’i mbyllur gojën, që të mos ballafaqohet me “faktet” dhe me gazetarët “kompetentë”, që furnizohen nga prokurorët.
Lini një Përgjigje