TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2023, 18:04

Pakti me Italinë për refugjatët, Spahiu: Brenda 10 vitesh në Shqipëri do jetojnë 500 mijë të huaj

Shkruar nga Pamfleti

Pakti me Italinë për refugjatët, Spahiu: Brenda 10 vitesh në

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e emigrantëve.

Ai tha se kampi i Shëngjinit nuk ka për t’u ndërtuar për shkak të politikave të BE-së, por edhe nëse ndërtohet, kjo marrëveshje nuk është një arsye për t’u shqetësuar, pasi ata do monitorohen dhe do izolohen.

Ai u shpreh gjithashtu se pas 10 vitesh në Shqipëri do jetojnë 500.000 të huaj dhe kjo do ndodhë pasi është kërkesë e tregut, ndaj sipas tij ardhja e emigrantëve nuk duhet parë “me sy negativ”.

“Shqipëria ka nevojë të rrisë konkurrencën dhe konkurrenca rritet me një treg të lirë global. Unë vë bast publik se pas 10 vitesh minimumi Shqipëria do ketë 500.000 të huaj që do të punojnë dhe ky është problem tjetër. Marrëveshja me Italinë është për të sjellë 3000 persona të cilët do të kthehen mbrapsht, ata nuk do lejohen me ligj që të dalin nga kampi”, tha Spahiu për "Euronews Albania".

pakti itali shqiperi kreshnik spahiu

Lini një Përgjigje