
Një falënderim i veçantë për të gjithë publikun që qëndroi pranë nesh dhe për partnerin tonë 'Acromax', për mbështetjen dhe profesionalizmin gjatë rikthimit të kanalit në YouTube.
Pas një ndërprerjeje prej dy javësh për shkak të një akti keqdashës ndaj kanalit tonë në YouTube, Pamfleti është rikthyer zyrtarisht në platformë. Kjo periudhë nuk ishte e lehtë, por ishte edhe një provë e vërtetë e lidhjes sonë me publikun.
Duam të shprehim një falënderim të madh e të sinqertë për çdo mesazh, koment dhe mbështetje morale që na keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Mesazhet tuaja të shumta nuk ishin thjesht kurajo për ekipin tonë, ishin një dëshmi e qartë se zëri i Pamfletit është i rëndësishëm dhe nuk mund të heshtet.
Një ndjesë publike për mungesën tonë: ky ishte një sulm i papritur dhe i organizuar ndaj platformës së informacionit, por jo një dorëzim nga ana jonë. Tani jemi më të vendosur se kurrë të vazhdojmë investigimin dhe gazetarinë e lirë.
Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë të besuar në 'Acromax Media', të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim na ndihmuan për të rikuperuar kanalin dhe për të garantuar sigurinë e tij në të ardhmen.
Pamfleti nuk ka për qëllim thjesht të informojë; Pamfleti është mision. Dhe si çdo mision i vërtetë, do të përballet gjithmonë me pengesa. Por sa kohë që ju kemi ju, publikun tonë, asgjë nuk na ndal.
Faleminderit!
Stafi i Pamfletit
Rikthehuni në kanalin tonë YouTube dhe shpërndajeni:
https://www.youtube.com/PamfletiNet
Lini një Përgjigje