TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2023, 21:43

Panairi, Ilir Konomi: Në Shqipëri libri është shumë i shtrenjtë, kjo e demotivon lexuesin

Shkruar nga Pamfleti

Panairi, Ilir Konomi: Në Shqipëri libri është shumë i

Panairi i Librit ka çelur dyert sot në Tiranë, në edicionin e tij të 26-të.

Gazetari dhe shkrimtari i njohur Ilir Ikonomi, i cili në panair vjen me librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit, tha se një fenomen që vëren në Shqipëri, është se çmimet e librave janë shumë të shtrenjtë.

“Në Shqipëri libri është shumë i shtrenjtë në krahasim me rrogat. Në SHBA e blej maksimumi një libër të mirë 20 dollarë, ndërsa këtu një libër i zakonshëm kushton kaq. Këtu ka diçka që nuk shkon dhe besoj se lexuesit i tremben kësaj”, tha Ikonomi për “Open”.

Ndërsa shkrimtari Namik Dokle tha se lexuesit janë më të shumtë gra sesa burra, pasi sipas tij meshkujt mjaftohen me kafenetë.

panairi ilir konomi liber

Lini një Përgjigje