
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi dosjet që janë duke u hetuar në SPAK. Teksa përmendi aferën “McGonigal”, e cila sipas saj duhet të zbardhet, Lala u ndal dhe te familja Meta.
Sipas saj, SPAK po heton si Ilir Metën ashtu dhe Monika Kryemadhin, por janë treguar shumë hermetikë në këtë pjesë. Sipas saj janë vënë në lëvizje dhe vendet partnere. Lala tha se këto ditë priten rezultate mbi këto çështje.
“Janë inceneratorët, për ish-presidentin Ilir meta, Monika Kryemadhi po ashtu. Pritet që të ketë rezultate në lidhje me këtë çështje. Ka plot personazhe që janë duke u hetuar, kryesisht në radhët e mazhorancës. Besoj se ka një panik nga mazhoranca. E shoh si një stinë me shumë furtuna dhe lajme”, u shpreh Lala.
Lini një Përgjigje