TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 22:02

"Partitë e reja u bënë pjesë e moçalit", Bejko: Mesazhi që i dha Vlora politikës

Shkruar nga Pamfleti

"Partitë e reja u bënë pjesë e moçalit",

Analisti Roland Bejko tha se partitë e reja treguan se ishin instrumente të politikës së vjetër. Sipas tij, pjesëmarrja e ulët tregon se kandidatët nuk kanë arritur të krijojnë besim tek qytetari.

Ai shtoi se në këto zgjedhje mund të ishin një frymëzim, por u bënë pjesë e ‘moçalit politik’. Bejko theksoi se Vlora është e inatosur edhe me qeverinë edhe me opozitën.

“Vlora është e inatosur e revoltuar edhe me qeverinë edhe me opozitën. Edi Ramës ia ka dhënë votat me shumicë. Por nuk ja ka borxh që t’i heqë kryetarët e Bashkisë. Për më tepër që kompetencat ia ka marrë pushteti qendror. Ndërsa Partitë e vogla kishin rastin që të ishin sfidues. Por në qytetet e mëdha kishte shumë elektorat gri dhe ky lloj elektorati e do të pavarurin, por jo atë që është gjasme i pavarur. Qytetarët janë gënjyer sot nga të gjitha palët. E rithem se Edi Rama nuk i angazhoi patronazhistët…Por opozita sërish nuk frymëzoi. Partitë që dolën të ashtëquajtura të reja ishin instrumente të politikës së vjetër…”, tha Bejko për “Abc News”.

1 Komente

  1. T
    Tirane

    Nuk kishte parti te reja. Kishte vetem parti te krijuara nga partite egzistuese.

    Lini një Përgjigje