TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 13:46

Revolucioni nuk “ngjit” sërish, Berisha më pak se dy orë protestë; halli i “Foltores” vula e PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Revolucioni nuk “ngjit” sërish, Berisha më pak se dy

Fokusi i Berishës sot nuk ishte skandali “McGonigal”, por gjyqi për vulën e PD. Paralel me protestën, në Apel po mbahej seanca që do të përcaktojë fatin e Partisë Demokratike dhe protesta në fakt sot ishte një lloj presioni për gjyqtarët...

Revolucioni i dyshes Meta-Berisha nuk ka ngjitur sërish. Ndonëse kishin një muaj që kërcënonin se do ta shporrnin Ramën, sot ndodhi ajo që ka ndodhur rëndom gjithë këto muaj.

Berisha dhe Meta dolën në shesh, folën në podium, kërcënuan dhe u larguan. Protesta zgjati më pak se dy orë, ndërkohë që pjesëmarrja duket se ka rënë ndjeshëm. Nga pamjet që u publikuan me dron, duket se ish-kryeministri nuk po i bind shumë demokratët.

Ai në fjalën që mori kërcënoi se revolucioni do vijojë, por duket se fjalët dhe kërcënimet nuk e largojnë Ramën.

“Të dashur qytetarë të pranishëm në këtë protestë, zonja dhe zotërinj, së pari një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ju në këtë protestë madhështore që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katrat anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit demokratik. Një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojnë orët dhe ditët e muajt kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën. Një vit më parë zhduku nga faqja e dheut flamurin e NATO-s, aleancën kryesore të paqes dhe sigurisë. Ai synon që pas 10 vitesh këtu të ketë pallate bosh dhe kampe refugjatësh. Ky revolucion nuk do ndalet deri në rrëzimin e monizmit”, tha ai.

Por duket se fokusi i Berishës sot nuk ishte skandali “McGonigal”, por gjyqi për vulën e PD. Paralel me protestën, në Apel po mbahej seanca që do të përcaktojë fatin e Partisë Demokratike dhe protesta në fakt sot ishte një lloj presioni për gjyqtarët. Ishte Ilir Meta ai i cili e tregoi hapur këtë qëllim.

“Është tronditur në themel siguria juridike, parim thelemor i Kushtetutës sonë. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që zaptoi Partisë Socialite, me disa njerëz që janë kthyer në kartonë, dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafiozet. Pse i duhet të asgjësojë PD dhe çdo zë kritik opozitar? I duhet të vjedhë Akoma më shumë e të mos japë llogari. Jo vetëm kaq por të fyejë qytetarët, ndaj të vijojmë rrugën tonë protesta dhe zgjedhje”, tha Meta.

Por edhe vetë Berisha e pranoi hapur se ishte aty pikërisht për gjyqin që mbahej në Apel. Ai akuzoi Ramën se kërkon ta përjashtojë nga zgjedhjet. Por përjashtimi tij ndodh vetëm nëse nuk merr vulën. “Ai mendon se do të asgjësojë PD dhe do të na përjashtojë nga zgjedhjet”, tha Berisha.

Protesta nisi rreth orës 12.20 dhe u mbyll në orën 14.40. Pra mund të thuhet se pati një tubim afro 1 orë e gjysmë, çka do të thotë se ish-kryeministri nuk po ngjit më. Halli i tij duket qartë që është vula dhe pas tubimit shkoi në shtëpi të informohet mbi atë që ndodh në Apel./Pamfleti

berisha protesta vula

Lini një Përgjigje