TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 17:36

Pas SHBA-së e Britanisë, edhe Gjermania ju tërheq ‘veshin’ Berishës e Ramës: Zgjidhni urgjent ngërçin e krijuar!

Shkruar nga Pamfleti

Pas SHBA-së e Britanisë, edhe Gjermania ju tërheq

Pas SHBA-së dhe Britanisë, ka reaguar dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend, ku seanca e fundit u zhvillua mes kaosit, tensioneve dhe tymit të flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës, ndërsa mazhoranca kaloi për 5 minuta buxhetin.

Njëjtë si SHBA dhe Britania, Bergner i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë, ndërsa thekson se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve.

Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”, mbyllet reagimi i ambasadorit gjerman.

gjermania

Lini një Përgjigje