TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2026, 19:39

Pas tre ditësh bllokadë, rifillon lëvizja e kamionëve në pikën kufitare të Qafë Thanës

Shkruar nga Pamfleti
Pas tre ditësh bllokadë, rifillon lëvizja e kamionëve
Zhbllokohet Qafë Thana

Ka nisur lëvizja në pikën kufitare të Qafë Thanës pas tre ditësh “bllokadë” për shkak të protestës së kamionistëve maqedonas.

Nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme nis zhbllokimi i plotë i Qafë Thanës dhe i të gjitha pikave të tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bllokada u organizua nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve në 10 pika kufitare, në kundërshtim të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen.

Zgjidhja erdhi pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian, i cili do të lëshojë viza për transportuesit.

Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se Brukseli ka pranuar kërkesat dhe do të sjellë një strategji të re për shoferët profesionistë.

Megjithatë, transportuesit shprehen se regjimi i vizave është i vjetëruar, por janë të gatshëm ta pranojnë zgjidhjen në mungesë të alternativave.

 

zhbllokohet qafë thana

Lini një Përgjigje