TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni informativ

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë të pasdites, ku ndër të tjera veçojmë:

Konferenca e Kryetarëve u zhvillua mes debateve për çështjen e Belinda Ballukut dhe pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbledhjen e “Mandateve”.

Partia Demokratike akuzoi për një komplot me drejtësinë, ndërsa socialistët synojnë të përmbyllin Reformën Territoriale me formulën e vitit 2014, duke paralajmëruar opozitën: Ejani të hënën, ose ne do ta bëjmë edhe pa ju, tha Taulant Balla.

Nga Strasburgu, Sali Berisha rikthehet dhe bën bilancin: paralajmëron rrezikun për Europën nga qeverisja Rama dhe portet e hapura për trafikun e drogës.

Ndërkohë, në GJKKO zhvillohet seanca paraprake me tensione mes Ilir Metës dhe prokurorit Sotir Kllapi.

Avokati Kujtim Cakrani denoncon gabime në relatimin e prokurorisë, ndërsa Belinda Balluku depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë kundër ndalimit të daljes jashtë vendit.

Në Kodin Penal, Ina Zhupa denoncon ndryshimet që rrezikojnë qytetarët, duke përfshirë dënime për gabime parkimi deri në tre vite burg.

Ndërkohë, mbyllet zyrtarisht Kadastra e Vlorës, me materialet që transportohen drejt Tiranës nën shoqërimin e Policisë.

KLGJ kërkon ndërhyrje urgjente për sigurinë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Në administratë, nis intervistimi i 8 kandidatëve për Drejtor të Gardës së Republikës, ndërsa SPAK dërgon për gjykim dy ish-prokurorë për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm në një skemë 55 mijë euro.

Prej 20 ditësh vazhdojnë kërkimet për Jurgen Karaj në Klos, me FSK-në e Kosovës që bashkëpunon me njësitë shqiptare.

Në Itali, mafia shqiptare po depërton thellë në Siçili, paralajmëron gazetari investigativ Giuseppe Bascietto, duke vepruar pa miratimin e Cosa Nostra-s.

Shoferët e kamionëve në Ballkan vazhdojnë protestën kundër sistemit digjital të BE-së, duke bllokuar pikat kufitare, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz në Bundestag paralajmëron: Evropa është partner, jo vartëse e SHBA-ve.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, Britania investon 15 miliardë dollarë në Kinë, në këmbim të udhëtimeve pa viza, ndërsa SHBA po shqyrton opsionet ushtarake për sulme ndaj Iranit, duke përfshirë udhëheqësit dhe qendrat bërthamore.

Në sport, Europa League mbyll sot fazën e ligës me 18 ndeshje; 8 skuadra kalojnë direkt, 16 në play-off dhe 12 eliminohen.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje