
Familja Toshkëzi ka reaguar sërish kundër treshes së gjyqtarëve të gjykatës së Apelit Brikena Ukperaj, Marsela Pepi dhe Dritan Hasani, të cilët ulën me 6 vite dënimin e Aksel Hoxhës. Ky i fundit mbrëmjen e 19 prillit 2023, vrau 20-vjeçari Stiven Toshkezi.
Më 18 nëntor 2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë dënoi Aksel Hoxhën, me 12 vite burg duke i ulur 6 vite.
”Manipuluan drejtësinë në këmbim të parave. Pazarxhinjtë e Apelit po mbrojnë Arbër Murataj, djalin e Admir Murataj i njohur per grabitjen e famshme të Rinasit”, thuhet në reagimin e familjes.
Familja denoncon manipulimin e dosjes nisur që në gjykatë të shkallës së parë nga prokurori Albert Demirneli, të cilin e akuzojnë se është munduar të fshehë faktet për të lehtësuar autorin.
Denoncimi publik:
Me date 18 Nentor 2025 gjyqtaret e korruptuar te GJykates se Apelit:
BRIKENA UKPERAJ
MARSELA PEPI
DRITAN HASANI
Ma vrane djalin per here te dyte duke ndryshuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare nga 18 vjet heqje lirie per autorin, ne 12 vite burg.
Treshja e demoneve te Apelit
BRIKENA UKPERAJ
MARSELA PEPI
DRITAN HASANI
Manipuluan drejtesine ne kembim te parave. Pazarxhinjte e apelit po mbrojne Arber Murataj, djalin e Admir Murataj i njohur per grabitjen e famshme te Rinasit dhe Enzi Mazen babai i te cilit eshte emer i njohur ne gjykata e prokurori.
Neshat Shahin Maze punon si ekspert ligjor ne Gjykaten e Apelit, Gjykaten e Shkalles se pare, Gjykaten e Larte etj…. Me pak fjale i njeh mire gjykates e prokurore dhe po ndikon drejtperdrejt ne manipulimin e kesaj dosje.
Enzi Maze ishte bashkepunetor ne vrasje ate nate, por sot fal njohjeve te babait te tij, ai vazhdon studimet i qete ne Hollande. Pra me leket e krimit Gjyqtarja Ukperaj ka shitur ceshtjen duke u bere pale me krimininelet.
Por manipulimi i dosjes ka filluar qe ne Gjykaten e Shkalles se pare nga prokurori dallaveraxhi Albert Demirneli i cili ka bere nje dosje te turpshme, ku heq e ve detaje sipas qejfit, fsheh prova e ndryshon deshmite nga fleta ne flete, te cilat beheshin per te lehtesuar vrasesin.
Ai arrin deri aty sa ne konkluzionet perfundimtare thote qe nxjerrja e mjetit preres, thike eshte bere nga viktima e vepres penale dhe vrasja ka ndodhur aty per aty, pasi ky i fundit ka sulmuar te pandehurin Aksel Hoxhaj.
Por autori i krimit e ka pohuar vet qe thiken e kishte me vete ate nate sepse do hapte kutite e kremrave meqenese babai i tij ka nje dyqan kozmetike.
Aksel Hoxha eshte kapur me thike ne xhep dhe ne moshen 17-vjecare nga nje operacion rutine o policise. Kete fakt prokurori u mundua ta fshihte duke i thene oficerit te policies Igli Molla qe eshte detaj pa vlere. Prokurori Demirneli eshte munduar te fshehë fakte per te lehtesuar autorin te cilin e quan qytetar model.
Nuk e di nese Gjyqtarja Ukperaj do jepte 12 vite burg per vrasesin, nese viktima do ishte djali i saj i vetem. Vetem nene nuk quhet kjo kriminele me shkolle magjistrature. Pasi dha vendimin pa ju dridhur qerpiku me shikonte nga dritarja e gjykates teksa therrisja “Tani e kuptoj pse i vrasin gjyqtaret, te lumte dora Elvis Shkembi!”.
Lini një Përgjigje