TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 21:22

"PD e ka armikun brenda saj", Gjikondi: Berisha nuk ia ka besën Bardhit

Shkruar nga Pamfleti

"PD e ka armikun brenda saj", Gjikondi: Berisha nuk ia ka besën

Avokatja Brizida Gjikondi ka ngritur akuza të forta ndaj klasës politike shqiptare, duke e cilësuar si një grumbullim interesash pa bazë morale.

Teksa ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, sipas saj, Gazment Bardhi ‘nuk ka peshën e pretenduar’, ndërsa marrëdhënia e tij me Sali Berishën ka qenë ‘me hile që në fillim’.

Gjikondi theksoi se përplasjet dhe intrigat e brendshme mbeten armiku më i madh i PD-së, më shumë sesa Partia Socialiste.

“Politika shqiptare është një grumbullim interesash që nuk kanë bazë morale. Bardhi nuk ka aq peshë, as Berisha nuk ia ka besën, ia ka pasur me hile që në fillim. Duket një njeri pragmatist. Armikun më të madh PD nuk ka PS, por intrigat brenda saj. Sa për Gjykatën Kushtetuese, mendoj që vendimi do të jetë përsëri politik. Pak ka Gjykatë Kushtetuese që kanë integritet dhe nuk janë infektuar nga qelbi i politikës shqiptare”, tha Gjikondi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje