TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 20:27

Gazetari tregon prapaskenat: Po ndodh një lëvizje tektonike kundër PS, si po fiton terren Berisha!

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari tregon prapaskenat: Po ndodh një lëvizje tektonike

Gazetari Bledian Koka u shpreh se në Shqipëri po ndodh një lëvizje tektonike që po shkakton dëme në krahun e mazhorancës.

Sipas tij PD po normalizon marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Në Shqipëri po ndodh një lëvizje tektonike që po shkakton dëme në krahun e mazhorancës. Besoj që PD tashmë raportet me ndërkombëtarët sa vjen dhe i normalizon. Herën e fundit zv.ndihmëssekretari i shtetit takoi si zyrtarët e drejtësisë, qeverisë dhe ata të opozitës. SHBA në atë takim ka edhe disa mesazhe, pjesë e tyre është edhe ky aksion i PD”, tha Koka në A2 CNN.

I pyetur për numrin e ulët të protestuesve para kryeministrisë, gazetari theksoi se protesta e opozitës është e ngjashme me atë para bashkisë kundër Erjon Veliajt.

Ky aksion kërkon largimin e zotit Rama. A do ta arrijë këtë nuk di ta them. Kjo është ngjashme me protestën e zotit Veliaj. Ishin 46 protesta që i dhanë të drejtën opozitës. Ajo protestë ishte si pika që gdhendi gurin. Ndryshe nga protesta e Veliajt këtë herë ka vendosur një aksion tjetër i cili nuk është pompoz, por ka mesazh dhe ka qëllim”-tha Koka.

Lini një Përgjigje