TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2025, 19:01

"PD e ka mbyllur qepenin me kohë", Lami: Ka krizë lidershipi, Berisha problemi kryesor! 

Shkruar nga Pamfleti

"PD e ka mbyllur qepenin me kohë", Lami: Ka krizë

Analisti Roland Lami, foli për situatën politike në Partinë Demokratike.

Sipas tij problemi i vetëm në PD është ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë intervistës ai nënvizoi se Berishës tashmë i ka kaluar koha dhe se nuk mund të jetë dot një alternativë brenda asaj partie.

“Në atë parti dera e reformimit është mbyllur me kohë dhe çdo gjë tjetër është e kotë. Aty nuk ka frymë dhe ajo parti e ka mbyllur qepenin me kohë”, tha ai për "Abc News'.

Gjithashtu nënvizoi se duhet që ajo parti të bëjë “vetëpastrim” të strukturës pasi ka nevojë për reformim  duke shtuar se ka treguar se gjithashtu në Partinë Demokratike ka krizë lidershipi.

kriza politike ne pd

Lini një Përgjigje