TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Gusht 2025, 14:35

Kufizim të ujit të pijshëm në Tiranë, UKT: Ja dy zonat që preken

Shkruar nga Pamfleti

Kufizim të ujit të pijshëm në Tiranë, UKT: Ja dy zonat

Në zonat ‘Kodra e Diellit’ dhe ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë do të ketë reduktim të përkohshëm të ujit të pijshëm.

Përmes një njoftimi, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka bërë të ditur se kjo ndërprerje e ujit do të jetë për shkak të punimeve në rrjet.

UKT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka siguruar se ekipet e tyre do të jenë në terren për të përfunduar sa më shpejtë punimet.

"Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. njofton se, për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit me ujë, në:

Zonën “Kodra e Diellit”

Zonën “Komuna e Parisit”

do të ketë reduktim të përkohshëm në furnizimin me ujë të pijshëm.

UKT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ju siguron se ekipet tona janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt.

Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në njoftimin e UKT.

Lini një Përgjigje