TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2023, 16:01

“PD-ja në anarki”/ Pas Bardhit, edhe Berisha mbledh Këshillin e tij Kombëtar: Do diskutojmë aksionin opozitar në shtator

Shkruar nga Pamfleti

“PD-ja në anarki”/ Pas Bardhit, edhe Berisha mbledh

Situata brenda Partisë Demokratike i ngjan një kaosi total. Të gjithë janë kundër të gjithëve dhe askush nuk pranon të dëgjojë mendimet apo të respektojë vendimet e palës tjetër, madje as të bëj një hap pas në të mirë të partisë.

Pas sherrit që u zhvillua brenda asaj që quhet PD-ja zyrtare, mes grupit të Bashës dhe atij të Gazment Bardhit tani është futur në 'ekuacion' sërish edhe Berisha.

Edhe pse Bardhi mblodhi Këshillit Kombëtar të PD-së disa ditë më parë duke tentuar të anulonte zgjedhjet e 29 korrikut që rikthyen Bashën si kryetarë, tani një tjetër degë e PD-së, më saktë ajo e Rithemelimit me urdhër të Sali Berishës, ka thirrur sot në orën 19:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në këtë mbledhje të parë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit njoftohet se do të diskutohet për analizën e rezultatit që mori koalicioni “bashkë fitojmë” dhe pretendimet mbi procesin që opozita i ka shpalosur gjatë këtyre muajve.

Gjithashtu në mbledhje pritet të diskutohet edhe për aksionin opozitar që do të ndjekë grupi i Rithemelimit në Partinë Demokratike gjatë vjeshtës.

"Kryesia e PD merr vendim për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar. Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen.

Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse", thuhej në njoftimi i zyrës së Berishës, më 1 gusht.

E gjithë kjo mbledhje ngjan me një kopje të asaj që kreu i ri i PD-së Lulzim Basha ka thirrur më 2 shtator, ku ka njoftuar se do të bëjë të njëjtat analiza që Berisha pritet të bëjë sot.

Rizgjedhja e Bashës në krye të PD-së duket se ka rindezur dhe një herë konfliktin që çoi në përçarjen e PD-së në 2021, por sot aktorët kryesorë Berisha-Basha ndodhen në pozita të ndryshme. Por se si do të zhvillohet beteja politike brenda  PD-së në shtator, gjithçka mbetet për tu parë./Pamfleti 

berisha këshilli kombëtarë

Lini një Përgjigje