TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2026, 10:05

Pengonte Eva Dumanin të kthehej në atdhe; kush është Emanuela Daci, shqiptarja radikale në krye të Al-Hol

Shkruar nga Pamfleti

Pengonte Eva Dumanin të kthehej në atdhe; kush është

Eva Dumani

Gazetari Taulant Kopliku thotë se se Emanuela Daci renditet ndër personat më të radikalizuar në kampin Al-Hol në Siri. Ai e bëri publik këtë vlerësim gjatë një emisioni televiziv, ku foli për situatën e disa grave shqiptare që ndodhen ende në kamp.

Sipas tij, në Al-Hol ndodhen katër vajza shqiptare, mes tyre tre motrat Shuli, për të cilat nuk ka ende konfirmim nëse do të kthehen në Shqipëri. Ai përmendi edhe Emanuelën, bashkëshorten e Almir Dacit, i cili humbi jetën në luftime.

Kopliku tha se nga informacionet që disponon dhe nga komunikimet e një kolegu me Dacin, ajo shfaq qëndrime të forta radikale dhe përdor gjuhë të ashpër. Ai shtoi se ekzistojnë dyshime se ajo ka ushtruar ndikim ndaj Eva Dumanit për ta penguar largimin nga kampi, përfshirë edhe forma presioni.

“Janë 4 vajza. Janë tre motrat Shuli, që s’kam akoma informacion nëse janë në rrugën e kthimit apo jo, është edhe Emanuela Daci, bashkëshortja e hoxhës Almir Dacit, që është vrarë në luftime. Nga informacionet që unë kam dhe nga komunikimet me kolegun Kasapi, që ka pasur komunikime me mesazhe me këtë person, kjo është një nga personat më të rrezikshëm dhe më të radikalizuar të kampit të Al Holit. Edhe hetimet do ta nxjerrin, Eva do flasë me autoritetet, por mendohet se ajo ka influencuar edhe dhunshëm ndaj Eva Dumanit për ta mbajtur në kamp. Mendohet se ka qenë frika nga kjo grua që ka arritur të kontrollojë dhe manipulojë një pjesë të vajzave të kampit. Nga komunikimet që kam pasur me kolegun Kasapi, ajo vazhdimisht ka qenë shumë e ashpër në gjuhën e saj. Kam përshtypjen se kjo, edhe nga bisedat që kam pasur me persona atje, kjo njihej, pra ishte e futur në rreth”, tha Kopliku për A2 CNN.

Eva Dumani u riatdhesua së fundmi në Shqipëri pas disa vitesh qëndrimi në kamp. Sipas gazetarit, autoritetet pritet të marrin deklarimet e saj për të sqaruar rrethanat dhe rolin e personave të tjerë në kamp.

 

eva dumani emanuela daci shqiptarja radikale në krye të al-hol

Lini një Përgjigje