
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon të “këndojë këngën e vjetër” me pretendimin se zgjedhjet e 11 majit ishin një “farsë elektorale” dhe në këto kushte s’do t’i pranojë ato.
Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Berisha ka zgjedhur të çojë në Parlament emra dhe figura problematike si Gjin Gjoni, Arjan Ndoja dhe të tjerë.
“Një skemë lehtësisht e studiueshme. Berisha po përdor ndryshimin e boshteve të tij. Këtë vit e vendosi pikën e mbështetjes në Durrës dhe ju e patë se çfarë ndodhi, ku u zhvillua operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane kundër kriminelëve. Ka gatuar një bukë, që mund ta ushqejë në ditët e vështira. Në Parlament po hyjnë figura problematike nga PD”, tha Çupi.
Sipas tij, Partia Demokratike është një subjekt, i cili ka dalë prej kohësh nga rruga e parimeve dhe nocioneve politike.
"PD është një grupim që ka dalë prej boshtit të principeve, prej boshti të parimeve dhe nocioneve politike, PD është parti e incestit. Brenda për brenda tyre ka dashuri, vriten, digjen dhe kanë vjedhur edhe votat e njëri tjetrit”, u shpreh analisti.
Me konfigurim elektoral të zgjedhjeve të 11 majit dhe duke parë numrat në Kuvend, Frrok Çupi deklaroi se për Sali Berishën tani nuk ka nevojë më askush.
Lini një Përgjigje