Aktualitet 8 Prill 2024, 21:27

‘Përdorën skemën e përmbysur të mafias italiane’, ish-prokurori Beçi analizon dosjen ‘5D’: Paratë publike u bënë para krimi

Shkruar nga Pamfleti

‘Përdorën skemën e përmbysur të mafias

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, duke folur për kompaninë “5D” të drejtorëve të arrestuar të bashkisë së Tiranës, tha se ata kanë përdorur një skemë të mafias italiane por të përmbysur.

Nëse mafia kishte paratë e krimit që i kthente në para publike, në rastin e drejtorëve të bashkisë u veprua në mënyrë të kundërt: paratë publike i kanë bërë para krimi.

“Në rast se shohim skemën kemi alarm. Mafia ka përdorur një skemë të përmbysur të mafias italiane. Mafia kishte paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale. Gjente prestanome dhe paratë e krimit mafia i gjeneronte në punët publike. Këtu është e kundërta. Është marrë një prestanome dhe nuk kanë marrë paratë e krimit, por paratë publike dhe i kanë bërë para të krimit.

Përveç përmbysjes së skemës së mafias italiane, Prokuroria e Posaçme thotë se kemi të bëjmë me një brez drejtorësh modernë, me shtëpi në Tiranë, me kontakte të pafundme dhe brezi i të ardhmes së politikës shqiptare, nëse s’do të ndërhynte prokuroria”, tha Beçi për emisionin Të Paekspozuarit.

bashkia e tiranes eugen beci mafia