Aktualitet15 Maj 2023, 17:36

Përfundon procesi i numërimit në shumicën e bashkive, Celibashi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit ishte 37.9%

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon procesi i numërimit në shumicën e bashkive,

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi gjatë një dalje për mediat, u shpreh se nga shifrat e raportuara nga 4835 qendra votimi pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit rezulton 37.9%.

Celibashi bëri të ditur se sipas informacionit zyrtar të KQZ-së , procesi i numërimit të votave ka mbaruar në 44 bashki të vendit. Ndërkohë që nga të dhënat nga qendrat e votimeve mësohet se procesi ka mbaruar në 53 bashki të vendit.  

Ai shtoi gjithashtu se numërimi është ndërprerë në dy KZAZ në Durrës, për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe grupit numërues.

Në lidhje me problematikat në procesin e numërimit, në Durrës, kemi KZAZ numër 22 dhe 23 për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe anëtarëve të grupit të numërimit. Kemi konsideruar situatën e krijuar në KZAZ e Kurbinit dhe problematikat në lidhje me numërimin në këtë KZAZ. Kemi marrë një vendim për të bërë pezullimin procesin deri në 16:00, por ende nuk ka filluar procesi i numërimit. Kemi kominukuar me strukturat ligjzbatuese, me Policinë e Shtetit, për të siguruar në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, rendin dhe sigurinë në ambientin e VNV dhe rreth vendit të numërimit të votave.

Kemi kërkuar që të largohen nga këto ambiente të gjithë personat e tjerë, me përjashtim të anëtarëve të KZAZ, numëruesve, vëzhguesve, përfaqësueve të medias dhe kandidatëve. Kemi marrë informacion se ky urdhër i KQZ është përmbushur dhe përreth ambientitt të vendit të numërimit nuk ka persona të tjerë përveç atyre që parashikon Kodi Zgjedhor. Sa i takon pjesëmarrjes, ne kemi 4835 qendras votrimi për të cilat është raportuar në KQZ. Rezultojnë 1,280,930 zgjedhës nga 3,379873 zgjedhës që kanë këto qendra votimi. Përqindja për këto qendra votimi të raportura, është 37.9%”, theksoi ai.

celibashi pjesmarrja zgjedhje