
E vetmja fitore e dy “patriotëve” Berishës dhe Metës, është bashkia e Himarës, një territor mijëravjeçar shqiptar, të cilën me “shumë mund dhe sakrificë” ja dhuruan në tepsi Greqisë.
E nisi karrierën politike me parullën “Ta bëjmë Shqipërinë si Europa” dhe e mbylli me brohoritjen “Zito i Eladha”(Rroftë Greqia).
Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër, humbi në vendlindjen e tij, bastionin e Tropojës. Ilir Meta, ish-president dhe ish-kryeministër, humbi në vendlindjen e tij, bastionin e Skraparit. Berisha dhe Meta, të dy së bashku u shpartalluan nga Shkodra në Konispol.
E vetmja fitore e dy “patriotëve” Berishës dhe Metës, është bashkia e Himarës, një territor mijëravjeçar shqiptar, të cilën me “shumë mund dhe sakrificë” ja dhuruan në tepsi Greqisë.
Tashme e kemi të qartë se kush është “Zografi bis” dhe “andartet shqipfolës” në shërbim të helenizimit të jugut të Shqipërisë.
Sali Berisha edhe me një këmbë në varr, ndërsa gjithë Shqipëria të varrosi politikisht me votë, ja bëre një dëm të fundit atdheut.
Si “superpatriot” qe je, ja dhe një dore helenizimit të zonës më të bukur të Shqipërisë.
Tani, për 4 vite me radhë do t’ia shohim hajrin “Zito i Eladha” dhe përfaqësuesit të koalicionit Berisha-Meta “Bashkë Fitojmë”, Dhionisios Alfred Petro Beleris.
Koha është e maskarenjve,
Shqipëria është e shqiptarëve

Lini një Përgjigje