
Ka përfunduar seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për Fredi Belerin.
Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim, teksa deri më tani ka dëgjuar pretendimet e mbrojtjes dhe organit të akuzës.
Avokatët e Belerit kërkuan pushimin e çështjes, ndërsa SPAK kërkon kalimin për gjykim.
Pasi gjykata të shprehet dhe nëse vendos ta kalojë për gjyq, avokatët kanë të drejtë të kërkojnë formën e gjykimit (të shkurtuar ose të zakonshëm).
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) akuzon Belerin për korrupsion zgjedhor.
Kujtojmë se Fredi Beleri ndodhet në paraburgim që prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale i arrestuar me akuzën e blerjes së votave tek i infiltruari i policisë.
Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat. Vetë shtetasit Arsen Rama, Beleri i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.
Beleri bisedon me informatorin dhe i premton 50 euro për 13 vota që të nesërmen dhe 300 euro për vetë informatorin nëse votat do të dilnin në kuti. Informatori i thotë që të mos shqetësohet se i ka votat e sigurta dhe se ai do të dalë garant për to.
Lini një Përgjigje