TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2024, 17:02

Përgjimet e SPAK mes kriminelëve, eksperti: Zbuluan intrigat dhe nivelin e ulët të tyre

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimet e SPAK mes kriminelëve, eksperti: Zbuluan intrigat dhe

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka folur lidhur me megaoperacionin e SPAK.

Ai tha se përgjimet e publikuara zbuluan intriga të niveleve të ulëta tek personazhet e botës së krimit.

“Është goditje shumë e fortë në nivele kriminale. Është një goditje e admirueshme. Absolutisht jo më e forta e shekullit.

Dikur 13 ngjarje kanë dalë me prova balistike. Nuk kemi 13 ngjarje me prova balistike këtu. Këtu kemi ca mesazhe, por është një punë shumë e admirueshme.

Është një punë shumë serioze, por me të metat e veta. Plus që ka dalë kjo oazi i Dubait. Nuk mendoj se Dubai është i mundshëm për këdo. Kam përshtypjen se do njerëz shumë të pasur.

Është si një lloj internimi domethënë, je larg të afërmve. Nuk është aq e lehtë sa duket.

Dalja e mesazheve do ta gjakosë situatën sepse kanë dalë intrigat e niveleve të ulëta.

Në njëfarë mënyre, disa emra të njohur të botës së krimit kanë zhvlerësuar edhe veten, intriga të niveleve të ulëta sikur zihen kalamajtë e lagjes”, tha ai për “Ora News”.

Lini një Përgjigje