TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2025, 17:06

“Perlat” në draft Kodin e ri Penal, ish-prokurori Karanxha: Dënohesh më shumë për dëmtim të organit gjenital femëror se sa për plagosje të rëndë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Perlat” në draft Kodin e ri Penal, ish-prokurori Karanxha:
Ervin Karanxha

Për ish-prokurorin nuk ka logjikë që dëmtimi i organit gjenital femëror të dënohet me 4-12 vjet burg, më shumë se sa plagosja e rëndë.

Ish-Prokurori Ervin Karanxha ka komentuar disa nga nenet absurde siç i quan ai të draft Kodit të ri Penal.

Karanxha shprehet se disa nga kundravajtjet administrative janë bërë vepra penale.

Për ish-prokurorin nuk ka logjikë që dëmtimi i gjenital femëror të dënohet me 4-12 vjet burg, më shumë se sa plagosja e rëndë.

“Kemi nenin e dëmtimit të organit gjenital femërorë që dënohet me 4-12 vjet burg, ndërkohë plagosja e rëndë 3-10 vjet burg.

Ndërkohë është edhe diskriminim për meshkujt. Pse dëmtimi i organit të meshkujve nuk dënohet penalisht”, shprehet Karanxha.

draft kodin e ri penal

Lini një Përgjigje