TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2026, 21:57

Përplasja e Ramës me gjyqtarët, paralajmëron Vishaj: Mazhoranca mund të shkojë deri te shkrirja e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja e Ramës me gjyqtarët, paralajmëron Vishaj:
Saimir Vishaj

Avokati i njohur Saimir Visha ka ngritur shqetësime të forta mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke u ndalur te pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, pavarësia e SPAK-ut dhe mungesa e sigurisë në gjykata. Deklaratat ai i bëri në një intervistë për Klan Neës, këtë të martë, në emisionin e moderuar nga Besard Jacaj.

Sipas Vishës, rritja e pagave për punonjësit e drejtësisë është e domosdoshme, për shkak të volumit të madh të punës dhe përgjegjësisë që ata mbajnë. Ai theksoi se paga më e lartë nuk e zhduk korrupsionin, por ndihmon në zbehjen e tij, duke i dhënë gjyqtarit dhe prokurorit siguri ekonomike.

Gjyqtarët sot kanë paga nga 2 mijë deri në 5 apo 6 mijë euro, por për ngarkesën që kanë, kjo rrogë është e ulët. Ata kanë dosje voluminoze që duhen lexuar me kujdes, sepse ankimohet në disa shkallë gjykimi. Për këtë volum pune, e meritojnë rritjen e pagës”, u shpreh Visha.

Ai shtoi se jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe administrata e gjykatave meriton rritje page, pasi punon pa orar dhe në kushte emergjente, veçanërisht në gjykatat administrative, ku sipas tij, situata e dosjeve është më problematike.

Avokati u shpreh gjithashtu i shqetësuar për ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, ndarja mes pushteteve ende nuk funksionon siç duhet, ndërsa reforma në drejtësi ka prodhuar pasoja të rënda.

Kjo reformë ishte vrastare. Hoqëm individë profesionistë dhe sot kemi patronazhistë. Kuvendi shkon për vizitë në SPAK dhe kjo nuk shkon. Pushtetet janë të ndara. Qeveria ka 84 vota dhe teorikisht mund të shkojë deri te shkrirja e SPAK-ut apo ndryshimi i tij”, paralajmëroi Visha.

Në fokus të intervistës ishte edhe çështja e sigurisë në gjykata, veçanërisht pas ngjarjeve të rënda të ndodhura ndër vite, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Visha tha se siguria në institucionet e drejtësisë është në nivele shumë të ulëta.

Në Shqipëri, të gjitha palët hyjnë nga e njëjta derë në gjykatë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend europian. Duhet siguri në sallë dhe në korridore. Oficerët e sigurisë janë të moshuar, me paga qesharake. Duhet një trupë e specializuar”, u shpreh ai.

Visha kritikoi edhe praktikën e mbajtjes së të pandehurve në kafaze xhami, duke e cilësuar atë si jo normale dhe në dëm të të drejtës së mbrojtjes. Sipas tij, i pandehuri duhet të ketë mundësi të komunikojë lirshëm me avokatin gjatë seancës.

vishaj spak rama

Lini një Përgjigje