TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2026, 22:15

Përplasje në komisariatin nr.1 në Tiranë, qytetarët dhe deputetët e PD-së kërkojnë lirimin e protestuesve

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje në komisariatin nr.1 në Tiranë, qytetarët dhe

Deputetët e Partisë Demokratike së bashku me disa qytetarë kanë hyrë në ambientet e Komisariatit nr.1, ku dhe janë dërguar protestuesit e shoqëruar gjatë tubimit të sotëm.

Deputetët e PD-së, Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj mësohet se ndodhen brenda së bashku me familjarët e personave të ndaluar.

Përplasje në komisariatin nr.1 në Tiranë, qytetarët dhe

Ata kërkojnë lirin e të gjithë protestuesve të shoqëruar mbrëmjen e sotme, teksa ka pasur përplasje me policinë brenda ambienteve të komisariatit.

Partia Demokratike ka denoncuar dhunën policore gjatë protestës së opozitës, ku mbetën të plagosur disa qytetarë, mes të cilëve dhe fëmijë.

 

policia përplasje komisariat

Lini një Përgjigje