Aktualitet30 Mars 2023, 19:27

Përse Celibashi nuk zyrtarizon listat e kandidatëve?

Shkruar nga Pamfleti

Përse Celibashi nuk zyrtarizon listat e kandidatëve?

Sipas ligjit për regjistrimin e kandidatëve, afati i fundit i të cilëve ishte të hënën, Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve ka pasur 48 orë kohë të zyrtarizoj listat.

Tanimë kanë kaluar 72 ore dhe ai akoma nuk i ka zyrtarizuar.

Në konferencën e sotme për shtyp ai refuzoi të tregonte se sa kandidatë për kryetarë bashkie janë regjistruar nga Partia Demokratike, ndërkohë nxitoi të thotë se ata që do të tërhiqen nuk do të jenë në fletët e votimit.

A është e gjithë kjo vonesë një shërbim për dyshen Berisha-Meta të cilët po shantazhojnë kandidatit rival të tërhiqen?

A po vonon Çelibashin regjistrimin zyrtar të tyre, që tu jap mundësi dyshes Berisha-Meta të vazhdojnë presionin?  Nga mënyra se si po sillet është qartazi në shërbim të tyre. Pa pasur shumë turp./Tema

celibashi kandidatët 14 maji