TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 16:06

Persona të paautorizuar “mësyjnë” në qendrat e votimit, policia mbërrin në godinat e bashkisë së Vorës

Shkruar nga Pamfleti

Persona të paautorizuar “mësyjnë” në qendrat e

Një situatë paksa tensionuese është raportuar në qytetin e Vorës. KZAZ ka kërkuar largimin e tyre nga qendrat e votimit. Policia ndodhet jashtë godinës, ku po zhvillohet procesi i votimit për të shmangur pjesëmarrjen e personave pa autorizim.

Në Vorë deri më tani ka pasur një pjesëmarrje prej 29.33% dhe kanë votuar 4770 persona nga 16261 gjithsej.

Ndryshe nga vendet e tjera në tri bashki, përkatësisht Kamza, Vora dhe Elbasani, po zhvillojnë një proces votimi dhe numërimi në mënyrë elektronike.

Ajo që do të mundësojë ky proces elektronik në këto bashki është dalja e rezultatit vetëm 30 minuta pas mbylljes së procesit zgjedhor.

 

bashkia e vorës policia pesrsonat e paautorizuar

Lini një Përgjigje