
Shqiptarët votojnë ditën e sotme për të zgjedhur 61 kryetarët e bashkive për vendin tonë, ndërsa situata nëpër disa qendra votimi duket se nuk është e qetë.
Një përplasje ka ndodhur në Roskovec, ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj ka goditur me grushte dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.
Mësohet se dy qytetarët e plagosur janë Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi.
Nuk dihen edne arsyet e përplasjes së tyre, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën veprimet përkatëse.
Partia Socialiste e Roskovecit e ka dënuar këtë akt duke e quajtur të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.
Sipas tyre ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm, ku një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin.
Lini një Përgjigje