Aktualitet14 Maj 2023, 11:59

Shqipëria në zgjedhje/ 84 të burgosur kanë hedhur deri më tani votën për krerët e bashkive

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria në zgjedhje/ 84 të burgosur kanë hedhur deri

E drejta e votës ditën e sotme është ushtruar edhe nga 84 të burgosur në burgun e Drenovës deri rreth orës 11:45.

Burime për mediat bëjnë me dije se numri total i të burgosurve në këtë insitucion me të drejtë vote është 127.

Shqiptarët votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet e ardhshme.

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë.

Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin.

zgjedhje te burgosur drenove