Një debat i gjerë ka nisur së fundmi me frekuentimin e plazheve në vendin tonë, sidomos atë të jugut.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë video nga pushues, të cilët dëshmojnë plazhet pothuajse bosh një Vlorë, ndërsa qeveria dhe ministrat çdo ditë publikojnë në llogaritë personale postime plot turistë dhe plazhe të populluara.
Së fundmi një "luftë" me fakte (video-dëshmi) ka pasur edhe mes kryeministrit dhe gazetarit Blendi Fevziu.
Ky i fundit me 31 Korrik publikoi një video - selfie nga Gjiri i Gramës (një prej gjireve më të bukura në bregdetin e jugut) ku plazhi pohuajse ishte bosh.
Menjëherë pas këtij postimi , vetë kryeministri Edi Rama nxitoi të publikonte një video nga i njëjti gji, ku shihen disa plazhistë, duke cituar edhe disa statistika për hyrjet e turistëve në vendin tonë.
Nga Dhërmiu, Rama ka hedhur poshtl pretendimet se Shqipëria këtë vit është braktisur nga pushuesit.
“Mbrëmë mora shifrat, nga aeroporti kanë hyrë 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se vjet. Këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, e paimagjinueshme pak vite më parë. Për shifrat e aeroportit s’mund të thonë as gojët me qime të atyre që nuk pushojnë, u zbraz Shqipëria tani edhe nga turistët. Në vlerë absolute për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit." thotë Rama, për statistika që nuk e dimë nëse janë reale apo jo.
Ndërsa, teksa citonte shifrat që vinë nga Morina, Rama theksoi po ashtu se nuk është aspak e vërtetë që këtë vit, Shqipëria është braktisur edhe nga shqiptarët e Kosovës.
"Shifrat në Morinë, gjatë këtij viti 175 mijë automjete më shumë se vjet, në korrik 3 mijë më shumë se vjet. Teoria keqdashëse për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është zero me xhufkë. Shifrat nga dogana janë një rritje krahasuar me vjet, më shumë njerëz që shpenzojnë këtu në Shqipëri.", thotë ai.
Lini një Përgjigje