TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 13:43

“Po ia kalon edhe Enverit, por të çojmë në satër”, avokatët penalistë paralajmërojnë Ramën: S’jemi milingona

Shkruar nga Pamfleti

“Po ia kalon edhe Enverit, por të çojmë në

Shoqata e Avokatëve Penalistë ka dalë publikisht kundër kryeministrit Edi Rama, pas sulmeve dhe akuzave të këtij të fundit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Reagimi i shoqatës së avokatëve penalistë vjen pas atij të gjyqtarëve, që e paralajmëruan Edi Ramën se do të përballet me pasoja ligjore nëse vijon me të njëjtën strategji linçimi.

"Ky që kërkon të bëhet mbret po kërkon të rrëmbejë edhe pushtetin gjyqësor. Ka nën hyqëm ekzekutivin, legjislativin, pushtetin vendor, president, SHISH e polici, tani kërcënon gjyqtar e prokuror me këtë status:

"Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia".

E turpshme çfarë kërkon ky, të bëhet gjyqtar dhe prokuror, apo na konsideron neve si miligona pasi ka 83 mandate. Populli ka 3 millionë njerëz që të ngrihemi të gjithë dhe të çojmë në satër", thuhet në reagimin e Shoqatës së Avokatëve Penalistë.

Ashtu si Shoqata e Gjyqtarëve që e denoi linçimin e Marko Boshkut, edhe Avokatët Penalistë kërkojnë nga kryeministri Edi Rama që të qëndrojë larg pushtetit gjyqësor, ndërsa mbështesin Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.

"Hiq dorë nga pushteti gjyqësor, është pushtet i pavarur, vetëm Enveri jepte urdhra që ktheheshin në vendime gjyqësore. Ti nuk je Enveri, por po ja kalon Enverit. Mbështesim KLGJ dhe KLP në këtë betejë me pushtetin e të gjatit", thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje