TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 10:53

SPAK çoi dosjen për gjykim, GJKKO zhvillon më 29 shtator seancën paraprake për Veliajn

Shkruar nga Pamfleti

SPAK çoi dosjen për gjykim, GJKKO zhvillon më 29 shtator

Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar datën 29 shtator, ora 12:00, për të zhvilluar seancën paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.

Veliaj akuzohet për pesë vepra penale, korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe mosdeklarim i të ardhurave.

Për gjykim janë dërguar edhe 16 persona të tjerë, biznesmenë dhe të afërm të çiftit Veliaj-Xoxa. Mes tyre edhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka.

Ndërkohë Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurimit pasi kundërshton vendimin e Apelit që e la në qeli. Gjyqtare relatore për çështjen në fjalë do të jetë Albana Boksi.

Lini një Përgjigje