Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 22:35

Porositi vrasjen e bashkëshortes, pedagogia: Naim Murseli tentoi të bënte heroin me fëmijët e vet

Shkruar nga Pamfleti

Porositi vrasjen e bashkëshortes, pedagogia: Naim Murseli tentoi të

Duke analizuar vrasjen e Liridona Ademajt, pedagogia Ornela Çuçi, thotë në “Open” në News 24, se Naim Murseli tentoi të bënte heroin me fëmijët e vet edhe në rastin kur bashkëshortja e tij po vritej.

Ishte një vrasja shumë amatore dhe e përgatitur për shumë pak kohë. Nga ana tjetër, shikoj fotografitë e tij që nuk janë vetëm me Behgjet Pacollin. Ai ka fotografi me të gjitha VIP-at e mundshëm. Është një lloj heroizmi dhe këtë ka bërë edhe me fëmijët e vet. Ka marrë fëmijët dhe ka lënë të shoqen në qoftë se skenari i tij do të funksiononte dhe më pas tregon çmimin e një njeriu në këtë vend”, tha ajo.

Sa i përket shifrave për dhunën ndaj grave në Kosovë, ajo deklaroi se ka pasur 14 mijë denoncime. “Të dhënat e Kosovës, për 13 vite janë 54 gra të vrara në familje. Nga 2015-2021 janë 14 mijë e 268 raste dhune të denoncuara. Të dhënat e OKB tregojnë se 76 për qind e grave në botë vriten në vitin e parë të divorcit apo në vitin e para divorcit. Kosova është vendi i dytë më i keq për gratë në Evropë pas Ukrainës”, deklaroi ajo.