Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 22:15

Vrasja e Liridonës, Eugen Beci: Naimi bën pjesë në tipologjinë e vrasësve që viktimizohen, ja pse nuk e besova versionin e grabitjes

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridonës, Eugen Beci: Naimi bën pjesë në

Ish-prokurori Eugen Beci ka folur lidhur me vrasjen makabër të ndodhur në Kosovë të Liridona Ademaj.

Në një intervistë për “Open” në Neës24 ai deklaroi se që në momentin e parë që është njohur me ngjarjen nga mediat e Kosovës, ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe se nuk kishim të bënim me grabitje. Sipas tij, kjo sepse përgjithësisht grabitësit nuk i përdorin armët, aq më pak mbi femrat.

“Organet ligjzbatuese në Kosovë janë treguar shumë profesionalë. Nga pikëpamja ligjore është një vrasje në familje, duhet të diskutojmë vrasjet në familje. Mënyra si është ngritur skenari, alibia, është shumë e dobët. Personi që është i dyshuari kryesor, është munduar të ngrejë një alibi. Deklarimet e familjarëve mund të merren me rezerva, deklaratat e tyre nëpër media. Nuk kanë vlerë deklarimet. Deri më sot nëpërmjet elementëve të veprimeve në vendngjarje, motivi është pjesë e hetimi që mund të marrë disa muaj. Për motivin është në diskrecionin e tre personave të përfshirë. Kur dëgjova lajmet krijova bindjen që nuk është grabitje, sepse grabitësit asnjëherë nuk rrezikojnë të përdorin armët, por vetëm në raste ekstreme. I vetmi mashkull në atë vendngjarje nuk reagoi dhe u largua dhe pastaj të gjesh gruan e vdekur, ka diçka që kërcet këtu”, tha ai.

Më tej, nga eksperienca e tij si prokuror, ai tregoi edhe tre tipologji të autorëve që kryejnë vrasje në familje.

Duhet theksuar se vrasjet në familje kanë tre tipologji autorësh, ata që pendohen menjëherë dhe kryejnë vetëvrasje, i dyti pendohen por nuk kanë guxim të vrasin veten por dorëzohen dhe rasti i tretë duke u viktimizuar. Ky i fundit zakonisht ndihmon organet që të zbulojnë vrasjet në familje. Ka pasur raste që vrasje në familje tentohen të kamuflohet si vrasje aksidentale ose si helmim…”, u shpreh Beci.

beci liridona naim murseli